Balotazhi, Osmani: Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri

Balotazhi, Osmani: Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri

Presidentja Vjosa Osmani, u bëri edhe një herë thirrje qytetarëve të 18 komunave të Kosovës që po mbajnë rundin e dytë të zgjedhjeve lokale, që të dalin sa më shumë dhe të shfrytëzojnë të drejtën e votës.

Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit tha se sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat e tyre.

“Sot qytetarët vendosin për punën, për përkushtimin dhe për vizionin që duan ta shohin në komunat tona. Le ta shfrytëzojmë këtë ditë me vendosmëri. Të dalim sa më shumë, e të votojmë për katër vjet më të mira, për komuna më të fuqishme, për demokracinë tonë, për Kosovën tonë!”, ka shkruar ajo.

Related Articles