Komuna e Mamushës aktualisht ka daljen më të lartë në zgjedhje, pasi në këtë komunë deri në orën 14:45 kanë votuar 40.62 për qind e trupit votues.
Ndërkaq, komuna me daljen më të ulët në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale deri më tani është ajo e Rahovecit, ku dalja është 8.63 për qind.
Ndërkohë, 269 mijë e 535 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00 në balotazh.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në përqindje, pjesëmarrja e qytetarëve në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale është 20.47%.
Numri i votuesve me të drejtë në votimet e raundit të dytë është 1 milion e 316 mijë e 672.
