Banka Botërore mbështet projektrezolutën e OKB-së për Gazën

Banka Botërore mbështet projektrezolutën e OKB-së për Gazën

Banka Botërore i ka dërguar një letër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mbështetje për projektrezolutën e paraqitur nga Uashingtoni në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për situatën në Gazë.

Në komunikimin zyrtar, Banka Botërore thekson rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për stabilizimin humanitar dhe ekonomik të rajonit, si dhe nevojën që komuniteti ndërkombëtar të mbështesë përpjekjet për ndihmë dhe rindërtim në territorin palestinez, shkruan Reuters.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se letra synon të forcojë qëndrimin e përbashkët mes institucioneve ndërkombëtare dhe SHBA-së për një qasje të koordinuar në mbështetje të civilëve në Gaza, në përputhje me kornizën e re të ndihmës financiare që po përgatitet.

Related Articles