Ballkani ka arritur në Turqi për fazën përgatitore.
Ekipi i udhëhequr nga Bekim Isufi ka zhvilluar edhe miqësoren e parë në Turqi.
FC Ballkani është përballur me skuadrën Kayserispor e cila garat i zhvillon në futobllin elitar të Turqisë.
Kjo ndeshje kontrolluese ka përfunduar me rezultatin e barabartë, 1-1. Golin për skuadrën nga Suhareka e realizoi Ermal Krasniqi.
Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim “portokallinjtë” pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje tjera kontrolluese.