Specialja me njoftim për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Specialja me njoftim për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Në gjykimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për këtë javë dhe javën tjetër janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore, kanë njoftuar nga Specialja, shkruan Gazeta Enigma.

Ish-ambasadori amerikan Kristofer Hill (Christopher Hill) filloi dëshminë të hënën, më 10 nëntor, kurse nga fundi i javës pritet të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.

Ish-komandanti i NATO-s Uesli Klark (Ëesley Clark) është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më 18 nëntor. Për dëshminë e tij janë planifikuar seanca edhe më19 dhe 20 nëntor, ndërsa 21 nëntori është planifikuar si ditë rezervë, në rast nevoje.

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike. / Gazeta Enigma.

Related Articles