BE vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë

BE vlerëson pozitivisht procesin zgjedhor në Kosovë

Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar pas raundit të dytë të zgjedhjeve në vend.

Në reagimin e sotëm në një konferencë për media të Zëdhënëses së Komisionit Evropian, Annita Hipper, thuhet se mirëpresim zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të balotazhit për kryetar komunash

“Ne mirëpresim zhvillimin e rregullt dhe gjithëpërfshirës të balotazhit për kryetar komunash të dielën dhe bëjmë thirrje për certifikim të shpejtë dhe zbatim të rezultateve zgjedhore,” deklaroi Hipper.

Por ajo që është më e rëndësishme për vendin nuk lidhet fare me procesin zgjedhor. Heqjen e masave BE vazhdon ta lidh me situatën në veri të Kosovës. Sa i përket masave ndaj Kosovës, Hipper theksoi se Komisioni Evropian në maj të këtij viti ka ndërmarrë disa hapa drejt heqjes graduale të masave.

“Komisioni ka ndërmarrë disa hapa për heqjen graduale të masave në fuqi që nga maji 2025. Më konkretisht, janë rizgjedhur katër projekte asistence teknike për investime të mundshme në të ardhmen, në kuadër të programit për Reformë dhe Rritje. Hapat e ardhshëm do të varen nga qëndrueshmëria e përpjekjeve për de-përshkallëzim në veri të Kosovës,” shtoi ajo.

Vazhdimi i procesit të normalizimit dhe uljes së tensioneve në veri mbetet kusht themelor për heqjen e plotë të masave të vendosura ndaj Kosovës, të cilat përfshijnë pezullimin e disa projekteve financiare dhe pjesëmarrjen e institucioneve kosovare në programe të caktuara evropiane.

Related Articles