Policia ka njoftuar se një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:00 në Istog, raporton Gazeta “Enigma”.
Si pasojë e një rrahje mes dy personave, njëri prej tyre ka pësuar lëndime nga sëpata. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.
“I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në Emegjencën e spitalit rajonal, dhe sipas informacioneve është jashtë rrezikut për jetën. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes. I njëjti është i njohur për policinë dhe është në kërkim”, theksoi ai.
