Policia e Kosovës ka kryer sot bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjakovës.
Në këtë aksion janë gjetur dhe konfiskuar armë si dhe janë arrestuar tre persona.
Tek i dyshuari me inicialet P.H., janë gjetur: një Mitraloz , një pushkë automatike – AK-47 , një pushkë automatike (Sharc), një Pistolet me gas dhe 608 copë fishkë.
Tek i dyshuari me inicialet Xh.H, janë gjetur :një pushkë Gjahu, një Pushkë Automatike M-47, një pushkë Gj. Automatike M-48 municion 33 cop 12 mm dhe 329 fishek te armeve tjera.
Ndërkohë, tek i dyshuari me inicialet A.M janë gjetur dy pistoleta me gaz, pa municion.
“Si rezultat i këtyre veprimeve, tre (3) persona, me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria njofton gjithashtu se ndaj të njëjtëve, brenda afatit të paraparë ligjor, do të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Ndajë të dyshuarve P.H., Xh.H., dhe A.M., është inicuar rast për shkak të veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”. Prokuroria Themelore në Gjakovë, mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale dhe në garantimin e sigurisë publike, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente”, thuhet në njoftim.
