PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut, s’ka rivotim

PZAP refuzon ankesën e PDK-së për votat në Mitrovicën e Jugut, s’ka rivotim

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e cila kërkonte përsëritje të procesit zgjedhor dhe rivotim në Komunën e Mitrovicës së Jugut, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të 9 nëntorit 2025.

Në vendimin e publikuar të premten, PZAP ka bërë të ditur se pas shqyrtimit të pretendimeve të PDK-së dhe përgjigjes së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), nuk ka gjetur bazë ligjore që procesi të shpallet i pavlefshëm.

“Refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me të cilën është kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), brenda afatit ligjor, të urdhërohet të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut duke organizuar rivotim, në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendimin e PZAP-së.

Në vendim thuhet gjithashtu se Paneli ka hedhur poshtë pretendimin për të ashtuquajturin “tren bullgar”, duke theksuar se nuk është gjetur asnjë provë që vërteton manipulime të tilla.

Related Articles