Në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, javën që po hyjmë janë planifikuar seancat gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të Mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.
Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate për Evropën i NATO-s, Wesley Clark do të fillojë dëshminë të hënën e 17 nëntorit (nesër), duke filluar nga ora 12:00.
Dëshmia e gjeneralit Clark pritet të zgjasë deri të mërkurën më 19 nëntor 2025, dhe do të jetë dëshmitari i fundit i Mbrojtjes së Thaçit,.
Pas saj do të mbahet edhe një konferencë për ecurinë e çështjes. Seanca shtesë e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.
Mbrojtja ka filluar me paraqitjen e provave të saj më 15 shtator 2025, ku për tri ditë me radhë u dëgjua ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, James Rubin.
