Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët e Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian.
Përmes një reagimi në X, Osmani tha se sot qytetarët e Kosovës festojnë bashkë me ata të Shqipërisë.
“Ky është një hap që i sjell qytetarët e Shqipërisë, si dhe rajonin tonë, edhe më pranë Bashkimit Evropian. Qytetarët e Kosovës festojnë sot bashkë me ju, teksa vazhdojmë të punojmë pandalur për ta avancuar edhe më tej rrugën e vendit tonë drejt BE-së”, shkroi Osmani.
Urime Presidentit @BajramBegajAL, Kryeministrit @ediramaal dhe qytetarëve të Shqipërisë për hapjen e pesë kapitujve të fundit të negociatave me BE-në, një hap historik që dëshmon angazhimin e jashtëzakonshëm të Shqipërisë drejt integrimit evropian.
Ky është një hap që i sjell…— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) November 17, 2025
