Clark sot vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara

Clark sot vazhdon dëshminë në Dhomat e Specializuara

Ish-gjenerali i NATO-s, Wesley Clark, i cili dëshmoi dje në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, do ta vazhdojë edhe sot dëshminë.

Clark do ta vazhdojë sot dëshminë në mbrojtje të krerëve të UÇK-së nga nga ora 9:00.

Gjenerali amerikan gjatë dëshmisë së tij në Hagë foli për atë se si e shihte Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, UÇK ishte grup njerëzish i vetorganizuar dhe nuk kishte zinxhir komandues.

Related Articles