Caktohet seanca për formimin e Qeverisë së re

Caktohet seanca për formimin e Qeverisë së re

Seanca për formimin e Qeverisë së re, është caktuar të mbahet nesër, në ditën e fundit të afatit 15-ditor për ta mbyllur këtë proces.

Kuvendi i Kosovës ka dal me njoftim zyrtar për mbajtjen e dy seancave të jashtëzakonshme. Në seancën e cila nis nga ora 11:00, deputetët do të mblidhen për ta votuar buxhetin për vitin 2026-të.

Po ashtu në këtë seancë parashihet të votohen edhe disa marrëveshje ndërkombëtarem thuhet në njoftimin zyrtar të Kuvendit. Kurse, seanca e dytë do t’i dedikohet votimin të Qeverisë së re.

Kjo seancë parashihet të mbahet me fillim nga ora 14:00, e ku mbetet të shihet nëse Kosova do të bëhet me qeveri të re.

Rendi i plotë i ditës:

1. Formimi i komisioneve parlamentare,

2. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-002 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të instrumentit për reforma dhe rritje,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-003 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit për Programin e parë për „Financimin e Politikave Zhvillimore për Efektivitetin Fiskal, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen e Gjelbër“, ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve si dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim (pjesë e Grupit të Bankës Botërore),

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-004 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian si Huadhënës, dhe Republikës së Kosovës si Huamarrës, dhe Bankës Qendrore të Kosovës si Agjent i Huamarrësit,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-005 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin “Kompas“-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës Për Forcimin E Sistemit Të Shëndetësisë,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 09/L-006 për Ratifikimin e Marrëveshjen e Kredisë në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim (ANZH) për Projektin “Edukimi në fëmijërinë e hershme dhe kujdesi për kapitalin njerëzor të Kosovës”,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 09/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,

8. Miratimi i buxhetit për komunat: Prishtinë, Gjilan dhe Zubin Potok,

9. Çështja e financimit të RTK-së.

Vendi: Salla e seancave
Koha: 11:00
19/11/2025

Seancë e jashtëzakonshme

Rendi i ditës

Zgjedhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Vendi: Salla e seancave
Koha: 14:00

Related Articles