Njësiti Antikontrabandë i Doganës së Kosovës ka zbuluar rreth 150 gramë substancë narkotike të llojit metamfetaminë, gjatë kontrollit të një automjeti ku ndodhej një çift.
Siç njofton Dogana, lënda narkotike është gjetur në çantën personale dhe në veturën e tyre.
“Gjatë kontrollit të një çifti, në çantën personale dhe në veturën e tyre janë zbuluar dy qese që përmbanin rreth 150 gram substancë të dyshuar narkotike të llojit metamfetaminë. Pas dokumentimit të rastit, substanca dhe personat e përfshirë i janë dorëzuar Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme hetimore.”, bën të ditur Dogana.
“Metamfetamina është një substancë tepër e rrezikshme psikotrope, e cila shkakton varësi të shpejtë, rritje të agresivitetit, dëmtime serioze të sistemit nervor, probleme kardiovaskulare, rrezik të lartë për mbidozë dhe pasoja të përhershme në shëndetin mendor dhe fizik. Përdorimi dhe trafiku i saj paraqesin rrezik të madh për sigurinë publike dhe shëndetin e komunitetit”, thuhet tutje në njoftim.
