Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, e heq Dimal Bashën dhe e shton Besnik Bislimin

Konjufca prezanton kabinetin qeveritar, e heq Dimal Bashën dhe e shton Besnik Bislimin

Mandatari për formimin e Qeverisë, Glauk Konjufca ka prezantuar programin dhe kabinetin e tij qeveritar.

Ndryshimi i vetëm që ka bërë Konjufca nga emrat që kishte propozuar, Albin Kurti, është zëvendësimi i Dimal Bashës me Besnik Bislimin.

Konjufca në kabinetin e tij qeveritar ka propozuar që Bislimi të jetë Ministër i Infrastrukturës.

Kabineti  i plotë qeveritar i propozuar nga Konjufca:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, – Albin Kurti

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.

Related Articles