Trajneri kosovar, Ismet Munishi beson se Kosova ka shanse të mira për kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.
Sot në Cyrih të Zvicrës u hodh shorti i “Play Offit”, ku Kosova mësoi se në gjysmëfinale ballafaqohet me Sllovakinë në udhëtim, e finalen potenciale e luan në Prishtinë me fituesin e ballafaqimit Turqi-Rumani.
Munishi thotë se deri në mars duhet të lutemi t’i kemi lojtarët në formë e të shëndetshëm, pasi sipas tij shanset tona janë mjaft reale.
“Gjasat i kemi shumë reale m’u kualifiku, sidomos që nëse e eliminojmë Sllovakinë, finalja me Rumaninë ose Turqinë luhet në Prishtinë. Unë i shoh gjasat shumë reale, varet edhe forma e futbollistëve tanë në atë kohë, sidomos ata që janë bartës të lojës, do të jetë interesant ta shohim se në çfarë niveli do jetë Zhegrova, i cili mund të jetë lojtari kyç për t’a kualifiku Kosovën në Botëror, e kjo do ishte qershia mbi tortë. Duhet të lutemi t’i kemi futbollistët e shëndoshë dhe të jenë në formë të mirë, tha Ismet Munishi per Blic.
Ndeshja Sllovaki – Kosovë luhet me 26 mars, kurse nëse fitojmë, finalen e madhe e luajmë me 31 mars në Prishtinë.
