Konfirmohet lirimi nga burgu i ish-policit Arbnor Spahiu në Serbi

Konfirmohet lirimi nga burgu i ish-policit Arbnor Spahiu në Serbi

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se shtetasi i Kosovës, Arbnor Spahiu, është liruar nga paraburgimi në Serbi, ku kishte qëndruar për një periudhë të gjatë nën akuza për “vrasje të rëndë” lidhur me ngjarjet në Banjskë në vitin 2023.

MPJD bëri të ditur se akuzat e ngritura nga autoritetet e Serbisë ndaj Spahiut kanë qenë të motivuara politikisht dhe të pabazuara në prova, ndërsa paraburgimi i tij i zgjatur ka shkelur të drejtën për proces të rregullt dhe trajtim të drejtë

Ish-polici, Arbnor Spahiu ishte ndaluar nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh, e më pas ishte dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizhë.

Related Articles