Dy minatorë të Trepçës pësojnë lëndime në vendin e punës, kjo është gjendja e tyre

Dy minatorë të Trepçës pësojnë lëndime në vendin e punës, kjo është gjendja e tyre

Mbrëmjen e së shtunës dy minatorë të Trepçës kanë pësuar lëndime në vendin e punës, raporton Gazeta “Enigma”.

“Me datë 22.11.2025 në ora 20:20 minuta punëtorët Erson Rrustemi dhe Përparim Beqiri janë lënduar në vendin e tyre të punës në horizontin X-të. Incidenti ka ndodhur gjatë fryerjes së gomës së kamionit e cila ka shpërthyer dhe PLUHURI I SAJ u ka shkaktuar lëndime në sy”, thuhet në njoftimin e tyhre në Facebook.

Tutje ata kanë bërë me dije se “pas incidentit të dy punëtorëve iu është dhënë ndihma e parë, pastaj janë dërguar në spitalin regjional në Mitrovicë dhe pas trajtimit mjekësor janë liruar në shtëpi”.

“Trepça Sh.A. me të marrë informacionin për lëndimin e punëtorëve zyrtarisht e ka njoftuar inspektoratin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Po ashtu, është formuar Komisioni i Brendshëm i Trepça Sh.A., i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë vlerësimin e situatës dhe është në përgatitje të raportit zyrtar”.

“Trepça Sh.A. është e përkushtuar në mënyrë të vazhdueshme për të garantuar një ambient pune të sigurt, duke ndërmarrë masa parandaluese, duke zbatuar standardet ligjore për sigurinë dhe shëndetin në punë, si dhe duke investuar në trajnimin e punëtorëve me qëllim që të minimizohen rreziqet dhe të parandalohen lëndimet në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

Related Articles