Punëtorët e Trafikut Urban dhe atij privat po vazhdojnë protestën edhe ditën e sotme për shkak të pagave të papaguara.
Autobusët e Trafikut Urban në shenjë proteste kanë bllokuar rrugët në lagjen e njohur si “Te Qafa” në kryeqytet.
Protestuesit nisën tubimin që nga ora 09:00 të mëngjesit para objektit të Komunës së Prishtinës dhe po marshojnë në rrugët kryesore të qytetit, duke kërkuar pagesën e pagave të prapambetura si shenjë pakënaqësie.
