Tovërlani pas 11 vitesh rikthehet te FC Prishtina

Tovërlani pas 11 vitesh rikthehet te FC Prishtina

FC Prishtina ka njoftuar se pas 11 vitesh ka rikthyer trajnerin Afrim Tovërlani, raporton Gazeta “Enigma”.

Përmes një postimi në Facebook ata kanë njoftuar se Tovërlani rikthehet në krye të bardh e kaltërve, ku kishte lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner.

“FC Prishtina ka kënaqësinë ta prezantojë trajnerin e ri të skuadrës, Afrim Tovërlanin, i cili pas 11 vitesh rikthehet në krye të bardh e kaltërve. “Toki” kthehet në shtëpinë e tij, aty ku ka lënë gjurmë të thella si futbollist dhe trajner”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Tovërlani më herët e ka udhëhequr FC Prishtinën në dy periudha, 2007–2009 dhe 2012–2014, duke arritur rezultate mbresëlënëse. Gjatë katër viteve në drejtimin e klubit, ai i ka dhuruar Prishtinës 7 trofe, përfshirë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës dhe Superkupën, duke u renditur ndër trajnerët më të suksesshëm në historinë moderne të klubit”.

Tutje ata kanë theksuar se “përveç arritjeve si trajner, Afrim Tovërlani ka një histori të pasur edhe si futbollist i FC Prishtinës. Gjatë viteve të 80-ta dhe 90-ta, ai ishte një prej figurave kyçe të skuadrës, madje edhe kapiten për një periudhë të gjatë. Me fanellën bardh e kaltër, Tovërlani ka fituar edhe trofe të rëndësishëm si futbollist, duke kontribuar në periudhat më të lavdishme të klubit”.

“FC Prishtina i uron trajnerit Tovërlani mirëseardhje dhe shumë suksese në detyrën e tij të re, me besimin se përvoja dhe profesionalizmi i tij do t’i rikthejnë klubit lavdinë dhe trofetë që tifozët i presin me entuziazëm”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

Related Articles