Afrim Tovërlani është rikthyer në stolin e FC Prishtinës si trajner.
“Toki”, u kthye pas 11 vitesh te klubi bardhekaltër, pas shkarkimit të Arsim Thaqit dje.
Dhe “Toki”, disa orë pas prezantimit të tij nuk humbi kohë, ku filloi menjëherë stërvitjen e tij të parë si trajneri i ri.
Ndeshja e parë rikthyese e “Tokit” si trajner, do të jetë derbi lokal ndaj Prishtinës së Re, që zhvillohet të shtunën.
