Tifozat Kuq e Zi me urim emocionues në nder të 28 Nëntorit

Tifozat Kuq e Zi me urim emocionues në nder të 28 Nëntorit

Tifozat Kuq e Zi kanë publikuar një postim emocionues në nder të 28 Nëntorit.

Tifogrupi shqiptar ka nënvizuar rëndësinë e kësaj date, për shkak të zhvillimeve të mëdha historike

Ja postimi i plotë:

Sot shënojmë Ditën e Flamurit, përvjetorin e daljes publike të UÇK-së dhe ditëlindjen e Adem Jasharit, një prej figurave më domethënëse të historisë sonë moderne.

Kjo ditë na kujton rrugën e gjatë të lirisë, sakrificat e shumë gjeneratave dhe përgjegjësinë që kemi për të ruajtur vlerat dhe të ardhmen tonë të përbashkët.

Urime 28 Nëntori, dita që bashkon historinë, kujtesën dhe krenarinë tonë kombëtare. Lavdi Dëshmorëve të Kombit!

Related Articles