Bëri thirrje për më shumë hapësirë për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit sërish me njoftim: Dilni sa të doni

Bëri thirrje për më shumë hapësirë për mërgimtarët, Komuna e Gjilanit sërish me njoftim: Dilni sa të doni

Komuna e Gjilanit, gjatë ditës u ka bërë thirrje banorëve të komunës që të përmbahen nga daljet e panevojshme për t’ju lënë më shumë hapësirë mërgimtarëve që ndodhen në pushime, raporton Gazeta Enigma.

Pas këtij njoftimi, komuna ka dalë sërish me një sqarim në faqen e tyre zyrtare, ku thuhet se njoftimi ka qenë në frymën e asaj që qytetarët të tregojnë më shumë kujdes për vetën e edhe për mërgimtarët.

Ndërsa krejt në fund të njoftimit, komuna u drejtohet qytetarëve duke u thënë “dilni sa të doni, duke respektuar masat në fuqi”.

Njoftimi i plotë:

A keni dalë sot a jo?

Sa për sqarim, informata e sotme ka qenë citim nga mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në frymën e asaj që të kemi më shumë kujdes për veten dhe sidomos për mërgimtarët, duke ditur kontributin e tyre të jashtëzakonshëm për ne dhe meqë, përveç tjerash, rreziku nga pandemia nuk ka kaluar.

Përndryshe, dilni sa të doni. Natyrisht, duke respektuar masat në fuqi./Gazeta Enigma/

Related Articles