Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Agron Qalaj, po merr pjesë në takimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Ai tha se do të marrë pjesë dhe do ta respektojë cilindo vendim të gjykatës lidhur me ankesën e ish-u.d kryeprokurorit Besim Kelmendi.
Tha po ashtu se nuk do të votojë e as nuk do të përfshihet në diskutime.
Anëtari Veton Shabani ka kërkuar që Qalaj ta lëshojë mbledhjen meqë Besim Kelmendi është ankuar edhe në Supreme edhe në Themeloren e Prishtinës.
Ai theksoi se ankesa në Supreme ka efekt pezullues të vendimit për shkarkimin e Kelmendit.
Anëtari Visar Krasniqi ka thënë se nëse mund të shkojnë me arbitraritet si herën e kaluar, atëherë propozon shkarkimin e kryesuesit Ardian Hajdaraj nga pozita e tij si anëtar.
