Një 62-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Hasit, pasi ka tentuar të vras me mjet prerës një 60-vjeçar.
Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin me iniciale I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Mësohet se i dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që është sekuestruar mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.
Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.
Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
