Prishtinë: Arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar

Prishtinë: Arrestohet i kërkuari nga Suedia për krim të organizuar

Një shtetas i huaj është arrestuar të hënën  në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer veprën “krim i organizuar”.

Ai kishte edhe urdhër-arrest të lëshuar nga shteti i Suedisë.

Gjatë kontrollit në shtëpinë ku ishte duke banuar i dyshuari në lagjen “Marigona”, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 52.480 euro para të gatshme, një letërnjoftim i falsifikuar, një patentë shoferi i falsifikuar, 3 telefona celularë, një orë rolex, dy DVR të kamerave dhe një veturë.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Related Articles