Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve

Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmin e Kurteshit ndaj gazetarëve

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë të enjten ka shprehur keqardhje, për “sulmin dhe gjuhen e përdorur nga anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi drejtuar mediave”, raporton Gazeta Enigma.

“Liria e medias duhet të mbrohet në çdo shoqëri demokratike – BE-ja do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në zhvillimin e saj”, thuhet në reagim e tyre.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar ashpër, siç kanë thënë cenimin fizik që u është bërë gazetarëve nga anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sami Kurteshi.

AGK-ja ka thënë se sjellja e Kurteshit është e papranueshme derisa ka bërë thirrje KQZ-së të ofrojë kushte për raportin të papenguar të gazetarëve.

Asociacioni tutje u shpreh se Kurteshi është recidivist në sulmet ndaj gazetarëve dhe se partia ku bën pjesë ai, Lëvizja Vetëvendosje, duhet ta ndalojë këtë.

Related Articles