Limaj tregon arsyet kryesore që penguan koalicionin me LDK-në

Limaj tregon arsyet kryesore që penguan koalicionin me LDK-në

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për zhvillimet aktuale politike në vend, e po ashtu edhe për mosformimin e koalicionit parazgjedhor me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Limaj përmendi dy faktorët kyç që ndikuan në mosrealizimin e këtij bashkëpunimi, e që sipas tij, janë elektoratet e ndryshme të të dyja partive dhe afati i shkurtër deri në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ai megjithatë shpreson se me LDK-në do të mund të bashkëpunojë pas zgjedhjeve.

“Kemi pasur diskutime dhe komunikime të vazhdueshme me Abdixhikun, e kam vlerësuar mënyrën e të menduarit të tij dhe më bën përshtypje mënyra e tij të menduarit. Nisma dhe LDK ka dy elektorate të ndryshme, është kohë e ndryshme, dhe nuk mund të thyejmë barriera të së kaluarës, tani për tani është e pamjaftueshme. Kam qenë i interesuar të jem shumë i ndershëm me ta, kam pasur dyshime se nuk do të mund të jap kontribut në atë koalicion për shkak të lëvizjes së elektoratit. Do të gjejmë rrugë të bashkëpunimit paszgjedhor, i vlerësoj ato takime dhe angazhimet e Abdixhikut”, deklaroi Limaj në RTV Dukagjini.

Related Articles