Geci: Ka pas marrëveshje dhe detyrë me përça LDK-në

Geci: Ka pas marrëveshje dhe detyrë me përça LDK-në

Fadil Geci i cili në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit do të jetë në listën e LDK-së për deputet, ka thënë se rënia e LDK-së në vitet e fundit është si pasojë e përçarjeve.

Ai ka pasur person që mision e kanë pas përçarjen në LDK.

“Dikush e ka pas detyrë për me përça LDK-në në marrëveshje me tjetër për me mbërri veç vet. Është gabim i madh. LDK ka filluar me u hap dhe është me përshëndet, kjo nuk është nevojë vetëm e LDK-së por edhe për Kosovën. Gjithçka e mirë që i vjen prej Kosovës është prej LDK-së”, ka thënë Geci në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Geci ka thënë se do të punojë dhe angazhohet për unifikimin e kësaj partie.

“LDK është një mal me vlera, i akademikëve, i familjeve të mëdha”, u shprehe ai.

Geci ka thënë se kthimi i tij në garën për deputet është bërë me propozim të kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Ai ka thënë se ka pasur përpjekje nga shumë liderë të gjitha partive për t’i bllokuar “vëllezërit Geci”.

Related Articles