Vuçiq i drejtohet Edi Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar

Vuçiq i drejtohet Edi Ramës në Shkup: Miku im i dashur, i nderuar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e kryeministri i Shqipërisë Edi Rama janë duke qëndruar në Shkup në një vizitë dy ditore, ku janë pritur nga kreu i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev bashkë me homologun nga Shqipëria Edi Rama dhe Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq po  marrin pjesë në Shkup, në Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal.

Para të pranishmëve në fillim ka folur Zaev, ndërsa pas tij e ka marrë fjalën presidenti serb.

LEXO EDHE: Zaevi e fton Kurtin dhe liderët tjerë ballkanikë t’i bashkohet atij, Ramës dhe Vuçiqit për bashkëpunim rajonal

Ajo që ka rënë në sy, ka qenë mënyra se si Vuçiq iu është drejtuar kryeministrit të Maqedonisë dhe atij të Shqipërisë.

Derisa Zaevit i ka thënë vetëm zyrtarisht, “i nderuar kryetar i Qeverisë”, Ramën, Vuçiqi e ka quajtur “mik të dashur e të nderuar”.

“I nderuar kryetar i qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev, miku im i dashur i nderuar, z.Rama, të nderuar mysafirë”, tha Vuciq.

Sot ndërkaq, është paralajmëruar se do të ndryshohet edhe emri i iniciativës minishengen.

“Nuk jemi torollak e as naiv të mendojmë që dikush do të punojë në favor të shteteve tona, nëse ne nuk e bëjmë këtë”, tha Vuçiq.

Related Articles