KQZ-ja mban sot mbledhjen e radhës

KQZ-ja mban sot mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do ta mbajë mbledhjen e 93-të në ora 13:30, raporton Gazeta Enigma.

Mbledhjen do ta hapë kryesuesi Kreshnik Radoniqi, ndërsa në rend të ditës janë përfshirë çështje kyçe që lidhen me përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të planifikuara për 28 dhjetor 2025.

Pikat kryesore të rendit të ditës:

Këshilli për Operacione Zgjedhore

– Shqyrtimi dhe miratimi i formulës së Këshillave të Vendvotimeve për vendvotimet e rregullta dhe ato me kushte.

– Shqyrtimi i përbërjes së ekipeve për numërim në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

 Këshilli për Personel

– Shqyrtimi i listës së kandidatëve potencialë për anëtarë të Komisionit të Pranimit për pozita të nivelit të ulët drejtues.

 Të ndryshme

– Çështje tjera procedurale dhe organizative.

Related Articles