PDK dje publikoi listën e kandidatëve për deputetetë, për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit.
Befasi ishte renditja e Arben Mustafës në numrin 5, ndërkohë që në listë janë edhe gjashtë kandidatë që nuk arritën të fitojnë në zgjedhjet komunale të muajit të kaluar.
Ata janë:
Uran Ismaili, Arian Tahiri, Sokol Bashota, Shkumbin Demalijaj, Izmir Zeqiri (është futur në listën e PDK-së, por kishte garuar me Iniciativa Qytetare për Deçanin), Riad Rashiti.
Nga lista, shihet që PDK ka përfshirë gjashtë kandidatë që nuk arritën të rizgjidhen kryetarë komunash, derisa këtu iu shtohet edhe Demalijaj.

