Faton Peci sot ka pranuar zyrtarisht detyrën nga ish-kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, raporton Gazeta Enigma.
Në takimin e mbajtur në zyrën e kryetarit, Hamza e Peci kanë ndërruar vendet pasi kanë shtrënguar duart.
Peci ka thënë se do të punojë më intensivisht dhe se do të jetë gjithmonë i hapur për bashkëpunim.
