OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

OEK-u i kërkon BE-së të heqë masat ndaj Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës përmes një letre publike i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i heqë masat ndaj Kosovës të premten, raporton Gazeta Enigma.

Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, në letrën e tij theksoi se këto masa pengojnë qasjen e institucioneve dhe bizneseve kosovare në instrumentet e BE-së për zhvillim ekonomik, duke pezulluar mbi 600 milionë euro projekte në fushat e mbrojtjes së mjedisit, energjisë, digjitalizimit dhe infrastrukturës lokale.

“Megjithatë, masat kufizuese aktuale e pengojnë sektorin privat dhe institucionet e Kosovës të kenë qasje në këto instrumente. Rezultati është pezullimi efektiv i mbi 600 milionë eurove projektet zhvillimore që mbulojnë mbrojtjen e mjedisit, sigurinë energjetike, digjitalizimin dhe infrastrukturën lokale. Për bizneset tona — shtylla kryesore e ekonomisë së Kosovës dhe nxitësi kryesor i mirëqenies, inovacionit dhe stabilitetit shoqëror — këto masa nënkuptojnë pamundësinë për të siguruar kredi, fonde dhe grante jetike për rritjen ekonomike”, thuhet në letrën drejtuar Kallasit.

Edhe pse Bashkimi Evropian pati thënë se masat ndaj Kosovës do t’i heqë pasi të kryhej “transferimi normal i pushtetit lokal në komunat veriore”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pas transferimit të pushtetit, BE-ja ka deklaruar se diskutimet për heqjen e masave do të zhvillohen pas formimit të qeverisë së re.

Related Articles