Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 3025 testime të kryera, janë konfirmuar 47 raste të reja, ndërsa janë edhe 13 persona të shëruar.
Ndërkohë, asnjë humbje jete nga coronavirusi në Shqipëri, në 24 orët e fundit.
19 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 6 në Elbasan, 5 në Kuçovë, 4 në Pogradec, 3 në Lezhë, 2 në Korçë, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Kukës, Kavajë, Lushnje, Sarandë, Delvinë, Poliçan.
Aktualisht janë 355 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 18 pacientë.
Që nga shpërthimi i epidemisë me coronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.999 raste pozitive, prej tyre 130.187 janë shëruar, 355 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 2.457 pacientë.