Viktima në Suharekë ishte një vajzë 8-vjeçare

Viktima në Suharekë ishte një vajzë 8-vjeçare

Një vajzë 8-vjeçare është dërguar pa shenja jete mbrëmë nga Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Suharkën në repartin e Emergjencës në Suharekë.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se patrullat policore dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete.

“Me datën 14.12.2025, rreth orës 21:50 nga QKMF-Suharekë është raportuar se një fëmijë i gjinisë femërore rreth 8 vjeçare , nga fshati Greiçevcë, Suharekë është sjellë në repartin e Urgjencës pa shenja jete.  Patrullat policore dhe hetuesit policor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë informuar nga mjeku kujdestar se fëmija, në momentin e pranimit në Urgjencë, nuk ka pasur shenja jete”, thuhet në konfirmim.

Bytyqi shtoi se lidhur me rastin është kontaktuar Prokurori për Krime të Rënda dhe është iniciuar rasti “Hetim i vdekjes”.

“Trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit kompetent, është dërguar për obduksion”, njoftoi ai.

Related Articles