Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj këngëtares dhe kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Edona Llalloshi, për një këngë të kushtuar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Në një postim në Facebook, Musliu i është drejtuar Llalloshit duke i thënë “të turpërohet”, pasi sipas saj, “kënga ka bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”.
Musliu shtoi se Llalloshi duhet të shkojë në Çirez të Drenicës për të dëgjuar nga banorët se si Albini ka refuzuar ta kap pushkën për atdhe, duke cituar fjalët:
“Prej lufte veç ai largohet që është lindur tradhëtor, kush është burrë, nuk frikohet, po vdes, po vdes si një dëshmor”.
Ajo gjithashtu e sfidon Llalloshin të dëgjojë intervistat e Albin Kurtit, ku ai vetë deklaron se nuk do ta prekë asnjëherë pushkën me dorë.
Musliu përfundon mesazhin e saj me kritika të forta:
“Paske lënë nam, Edona Llalloshi. Turpërohu që e ke bastarduar një nga perlat e folklorit shqiptar”.
