Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi 13-vjeçarin në Ferizaj

Arrestohet personi që dyshohet se dhunoi 13-vjeçarin në Ferizaj

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin që dyshohet se ka dhunuar dhe abuzuar një 13-vjeçar nga Fushë Kosova, diku në territorin e Ferizajt, raporton Gazeta “Enigma”.

Tutje Policia bën të ditur se 17-vjeçari ka rënë në pranga gjatë të martës. I mituri ishte kontaktuar përmes rrjeteve sociale.

“Më 16.12.2025 pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/

Related Articles