Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka hapur fushatën në Klinë, ku edhe ka prezantuar kandidatët për deputetë nga ky vend, Shqipe Pantinën dhe Astrit Deskun.
Abdixhiku fjalimin e tij para qytetarëve të kësaj komune, anëtarëve dhe simpatizantëve të LDK-së, e nisi goxha ashpër ndaj qeverisjes Kurti, duke thënë se “është shqetësim tejet serioz që korrupsioni qeveritar po bëhet në grupe të WhatsApp”.
“Ai ka gërryer nga brenda pasurinë e Kosovës. Të fshehur pas perdes së populizmit dhe patriotizmit të rremë, këta kanë vjedhur në WhatsApp, kanë ndarë tenderë në WhatsApp dhe kanë kapur ndërmarrje publike në WhatsApp”, deklaroi Abdixhiku para të pranishmëve.
Ai theksoi se “tani është koha për një qeveri të përgjegjshme, të pastër dhe të guximshme për vendime të mëdha zhvillimore po vjen”.
