Bajrami: A i keni parë mashtruesit tek lavdërohen për heqjen e masave të BE-së?

Bajrami: A i keni parë mashtruesit tek lavdërohen për heqjen e masave të BE-së?

Ish shefja e grupit parlamentar të LDK0-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklaratave që erdhën rreth heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës deri në fund të janarit, raporton Gazeta Enigma.

“A i keni parë mashtruesit tek lavdërohen për heqjen e masave ndëshkuese të BE-së”, ka pyetur ajo.

“Po përgjegjësinë se ishim nën masa plotë 900 ditë kush do ta mbajë? Për gati tri vjet Kosova humbi mundësinë t’i shfrytëzoj mbi 600 milionë Euro projekte, lë anash koston e imazhit të vendit e cila s’mund të matet me asnjë vlerë montare”, ka shkruar Bajrami.

Njëherësh, ajo ka listuar pesë projekte që i kanë kushtuar vendit si pasojë e masave

“Këtu po i listoj vetëm vetëm 5 projekte (vetëm në tri fusha: 1.ujë të pijshëm, 2.trajtim i ujërave të zeza, ricikilm i mbeturinave dhe 3.bujqësi) të cilat për shkak të qeverisjes Kurti që na solli deri ta masat ndëshkuese të BE-së nuk kanë ndodhë në 2023, as në 2024, as në 2025 dhe ende nuk dihet nëse do të fillojnë në 2026-të. Shuma e financimit vetëm për këto projekte është rreth 293 milionë Euro”, tha mes tjerash Bajrami, transmeton Klankosova.tv.

Related Articles