Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se më 28 dhjetor “Albin mashtruesin do ta çojmë në shtëpi”, për t’ia kthyer vendit normalitetin dhe qytetarëve shpresën.
Haliti përmes një postimi në facebook tha se rrugëtimin e nisën nga Prizreni për fitorene madhe të PDK-së.
“Nga Prizreni historik, qyteti i vendimeve të mëdha kombëtare, e nisëm rrugëtimin për fitoren e madhe të PDK-së, për të mirën e Kosovës dhe të qytetarëve tanë”, ka shkruar Haliti.
