Një pjesëlojë të parë tejet dinamike e atraktive ka zhvilluar skuadra e Adrian Nuhit, duke shënuar dy here në pjesën e parë, për të rikthyer disavantazhin e fillimit të takimit në dobi të saj, dhe për ta mbyllur gjysmëlojën e parë me rezultat tejet befasues 1:2.
Golat për Dritën u shënuan nga Simonoski në minutën 12’ e Fazliu në minutën 16’, nërsa paraprakisht kishte shëmuar Til për vendësit në minutën 7’.
Pjesa e dytë ishte mjaft dinamike, me disa raste ideale për të shënuar, por pa sukses.
Ndërsa skuadra vendëse, e cila logaritej favorite absolute, barazoi (2:2) përmes sulmuesit Til, I cili shënoi golin e dytë në ndeshje, tek në minutën 62.
Ndryshe, Drita aspak nuk ka qenë inferiore, madje disa herë ka rrezikuar seriozisht ekipin vendës të favorizuar.
E krejt në fund të ndehsjes, sulmuesi Til sërish doli në skenë, duke shënuar golin e tretë të tij (90′) dhe njëherit skuadrës së tij, për të rikthyer avantazhin në dobi të Feynerdit, me të cilin rezulta u mbyllë takimi 3:2