Përfundim të magjistraleve për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë, ka premtuar kandidati i LDK-së për Kryeministër Lumir Abdixhiku.
Gjatë fjalimit të tij në Junik, ai tha se nën qeverisjen e tyre, do ta lidhin Dukagjinin ashtu siç e meriton.
“Do t’i përfundojmë magjistralet për Pejë, Gjakovë, Mitrovicë e Podujevë dhe do ta lidhim Dukagjinin siç e meriton”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku pas përfundimit të tubimit, ka shkruar se Kosova ka nevojë për shtet që funksionon dhe jo një të tillë që impovizom.
“Sonte, në Junik, folëm për Kosovën që ka nevojë për qetësi, drejtësi dhe drejtim të sigurt. Jo për politika që ndajnë, por për punë që bashkojnë. Jo për improvizim, por për shtet që funksionon.
Junik e di dallimin mes zhurmës dhe vlerës. Prandaj këtu fjala ka peshë. Prandaj sikurse për zgjedhje lokale dhe për qendrore në Junik presim festë!”, ka shkruar Abdixhiku ndër të tjera.
