Vetaksident në Vrellë të Istogut, lëndohen dy persona

Vetaksident në Vrellë të Istogut, lëndohen dy persona

Dy persona janë lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Vrellë të Istogut, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë rast, një veturë ka përfunduar jashtë rrugës. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ka ndodhur rreth orës 10:40. Të lënduarit janë dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal. Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e aksidentit dhe po hetojnë rastin”, deklaroi Gashi.

Related Articles