Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

Shefja e inteligjencës amerikane: Rusia nuk është e aftë të pushtojë Ukrainën, e lëre më Evropën

Shefja e komunitetit kombëtar të inteligjencës amerikane, Tulsi Gabbard tha sot se komuniteti i inteligjencës amerikane nuk vlerëson nëse Rusia ka aftësinë për të pushtuar Evropën apo edhe Ukrainën.

Tulsi Gabbard i bëri komentet në një postim në, X, duke iu përgjigjur raporteve që pretendonin se komuniteti i inteligjencës amerikane mbështet pikëpamjet e BE-së dhe NATO-s se Rusia po synon të pushtojë Evropën.

Ajo akuzoi ata që i quajti “nxitës të shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike” për përhapjen e narrativave të rreme për të minuar përpjekjet e Presidentit të ShBA-së, Donald Trump, për të sjellë paqe në Ukrainë dhe Evropë.

“Nxitësit e shtetit të thellë dhe mediat e tyre propagandistike po përpiqen përsëri të minojnë përpjekjet e Presidentit Trump për të sjellë paqe në Ukrainë – dhe në fakt në Evropë – duke pretenduar në mënyrë të rreme se ‘komuniteti i inteligjencës amerikane’ pajtohet dhe mbështet pikëpamjen e BE-së/NATO-s se qëllimi i Rusisë është të pushtojë Evropën (me qëllim që të fitojë mbështetje për politikat e tyre pro-luftës)”, tha Gabbard.

“Është e vërtetë që inteligjenca amerikane vlerëson se Rusia nuk ka as aftësinë për të pushtuar Ukrainën, e lëre më të ‘pushtojë’ Evropën”, shtoi ajo.

Reuters raportoi dje se agjencitë e inteligjencës amerikane po paralajmërojnë se Presidenti rus Vladimir Putin synon të pushtojë të gjithë Ukrainën dhe të rimarrë pjesë të Evropës që dikur i përkisnin Bashkimit Sovjetik, pavarësisht negociatave të vazhdueshme për paqe.

Related Articles