Supremja sot shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Krivaqën

Supremja sot shqyrton ankesën ndaj dënimit me burgim të përjetshëm për Krivaqën

Sot në Gjykatën Supreme të Kosovës mbahet seanca për shqyrtimin e ankesës së ushtruar kundër vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila kishte vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës, raporton Gazeta Enigma.

Seanca nisë nga ora 9:00.

Krivaqa ishte dënuar më 4 gusht 2023 me burgim të përjetshëm për vrasjen e rëndë të Marigona Osmanit, një rast që kishte tronditur opinionin publik, transmeton Klankosova.

Seanca e sotme në Supreme pritet të përcaktojë nëse vendimi i Apelit do të mbetet në fuqi apo nëse çështja do të kthehet në rishqyrtim.

Marigona Osmani ishte 18 vjeçe kur u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Related Articles