Drita rikthehet te fitorja, mposht Prishtinën dhe afrohet me kreun

Drita rikthehet te fitorja, mposht Prishtinën dhe afrohet me kreun

Drita ka triumfuar ndaj Prishtinës në ndeshjen e mbetur të xhiros së 13-të në Albi Mall Superligë me rezultat të pastër 2-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës kreu punën në pjesën e parë, duke shënuar dy gola të shpejtë në minutat e 26-të dhe të 28-të.

Ishte minuta e 26-të e ndeshjes, kur Besnik Krasniqi harkoi bukur në zonë për të asistuar te Jorgo Pëllumbi i cili shënoi për 1-0.

Tre minuta më vonë, Besnik Krasniqi me një tjetër super asistim shërbeu Raddy Ovoukan i cili shënoi për 2-0.

Deri në fund të ndeshjes, Drita menaxhoi mirë rezultatin dhe u rikthye te fitorja pas katër ndeshjeve në Superligë.

Kësisoj gjilanasit e mbyllin me fitore stinorin vjeshtor dhe në pozitën e tretë me 29 pikë, një më pak se Prishtina që është e dyta dhe katër më pak se lideri Ballkani.

Related Articles