Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se janë kryer ritestime shtesë në produktin ushqimor qumësht ‘Aptamil’ dhe analizat kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe se produkti ‘Aptamil AR 1’ është vlerësuar i sigurt për konsum dhe lejohet sërish të shitet në treg.
AUV tha se testimet janë bërë nga autoritetet kompetente të vendit të origjinës, Holandë.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se ndalimi i përkohshëm i këtij produkti ishte masë parandaluese, e ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit publik”, u tha në njoftim.
