Luis Enrique është shpallur fitues i çmimit IFFHS Men’s World Best Club Coach 2025, duke u kurorëzuar si trajneri më i mirë i klubeve në botë për herë të dytë në karrierën e tij.
Pas suksesit të arritur me Barcelonën në vitin 2015, trajneri spanjoll e fiton këtë çmim tani në krye të Paris Saint-Germain.
Luis Enrique dominoi renditjen e IFFHS për vitin 2025, duke grumbulluar 222 pikë, falë një sezoni spektakolar me PSG-në, ku fitoi gjashtë trofe dhe impresionoi me lojë atraktive dhe dominante.
Në vendin e dytë renditet Enzo Maresca, trajneri i Chelseat, me 60 pikë, ndërsa podiumin e plotëson Hansi Flick i Barcelonës, i cili mori 57 pikë.
Performancat e tij gjatë vitit 2025 e vendosën Luis Enriquen shumë përpara konkurrencës, duke konfirmuar statusin e tij si një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit modern dhe duke e rikthyer në majën e vlerësimeve botërore.
