Partitë politike sot përmbyllin fushatën zgjedhore

Partitë politike sot përmbyllin fushatën zgjedhore

Subjektet politike që garojnë në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit do e përmbyllin sot fushatën elektorale.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ishte subjekti i parë që e përfundoi fushatën, me tubimin përmbyllës të mbajtur mbrëmë.

Me të nisur sot Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e cila e përmbyll fushatën elektorale në orën 14:00, në një nga hotelet e Prishtinës.

Në orën 17:30 është paraparë përmbyllja e fushatës nga Partia Demokratike e Kosovës ndërsa krejt në fund, nga ora 18:00, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubimin përmbyllës të fushate për zgjedhjet nacionale të vendit.

Sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet, subjektet politike kanë të drejtë ta zhvillojnë fushatën deri në nisjen e procesit të votimit, i cili fillon nesër në orën 07:00.

Related Articles